Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Policët shpëtojnë jetën e një gruaje të alivanosur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë

admin, June 27, 2025

Time Kadrijaj, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në  T7, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në kuvend, ka ‘qartësuar shumë gjëra’’.

Ajo ka thënë edhe se VV-ja në mënyrë arbitrare ka ndryshuar mënyrën e votimit për të parin e kuvendit.

‘‘Ka qenë një e arritur që gjykata veç e ka pranu lëndën, mirë se ka qartësuar shumë gjëra, së paku disa gjëra janë qartësuar. Ne e kemi konsideruara që kjo është antikushtetuese, sepse në raste të tilla për ndryshimin e formës së votimit kërkohet një konsensus. Përgjigja e saktë këtu nuk ka qenë më thënë të drejtën, sepse nuk përcaktohet në Kushtetuese forma e votimit, sepse lejohet forma e hapur dhe e mbyllur. Është hera e parë që u tentua nga VV-ja që me ndryshu këtë praktikë të votimit. Në mënyrë arbitrare, është ndryshuar forma e votimit, VV-ja e ka shfrytëzua Deharin që i takon me i udhëheq seancat deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit’’, ka thënë ajo.

Tutje, ajo bëri të ditur se në takimin konsultativ me përfaqësuesit e partive politike sot, e kanë qartësuar se duhet të kalohet të votimi i hapur.

‘‘Është e qartësuar saktë të përdorën praktikat e mëhershme, praktikat e mëhershme janë praktikat ku kryetari i Kuvendit është zgjedhur me votim të hapur. Pikërisht ne sot, mos me vazhdua seanca e njëjtë, ne kemi iniciator kemi kërkuar nga Dehari, me partitë politike, e pranoj dhe me pas ndodhi. Ne e qartësuam saktë se duhet të kalojmë në votim të hapur’’, ka shtuar ajo.

The post Kadrijaj për aktgjykimin e Kushtetueses: Qartësoi shumë gjëra, VV-ja në formë arbitrare ndryshoi formën e votimit! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes