Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Aksidenti fatal në Pejë: Polici që e goditi 26-vjeçaren s’e mbajti asnjë ditë paraburgim, familja e zhgënjyer me drejtësinë

admin, June 27, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar diplomimin e 350 ushtarëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar përkushtimin e tyre për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se këta ushtarë tashmë të betuar janë të gatshëm të përballen me çdo kërcënim apo armik. Ai theksoi se Qeveria do të vazhdojë t’u qëndrojë përkrah, sikurse edhe populli dhe shteti i Kosovës.

“Teksa ata u betuan për të përballuar çdo armik e çfarëdo kërcënimi të paqes e të sigurisë, në çdo kohë, ne zotohemi para tyre që do ta kenë gjithnjë përkrahjen e popullit, shtetit dhe qeverisë”, tha Kurti.

Kurti vuri në pah edhe investimet e bëra për zhvillimin e ushtrisë, duke nënvizuar se gjatë katër viteve të fundit janë investuar mbi 300 milionë euro dhe janë rekrutuar mbi 2700 ushtarë e oficerë të rinj – një rritje prej 123% krahasuar me vitin 2021.

Në fund të urimit të tij, Kurti uroi që ushtarët e rinj të jenë gjithmonë të fortë e të shëndetshëm në shërbim të atdheut.

The post Kurti uron diplomimin e 350 ushtarëve të rinj të FSK-së: Të gatshëm të përballen me çdo armik appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes