Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Dërguti: Kurti nuk e vlerëson Albulena Haxhiun, është veç mashtrues

admin, June 26, 2025

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit në një afat prej 30 ditësh.

Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon partitë politike që të ulen dhe të gjejnë kompromis për të konstituar Kuvendin.

“Përgjegjësinë e ka partia më e madhe që ka më shumë deputetë në Parlament. Ajo ka për detyrë që të bashkëpunojë me partitë e tjera për konstituimin e parlamentit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nga momenti i çertifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, brenda 30 ditësh duhet të konstituohet Kuvendi.

“E kanë përdorur [gjyqtarët] atë dispozitë të Presidentit ku thuhet: Presidenti ka për detyrë kushtetuese që, nga momenti i shpalljes zyrtare të zgjedhjeve, prej atij momenti fillon konstituimi i Parlamentit, dhe përfundimi nuk thuhet kur është përfundimi – por këta e kanë përdorur, shfrytëzuar këtë nen për të dalë nga situata e cila është absurde, jo normale dhe alogjike”, ka thënë Kryeziu.

Në pyetjen se pas 30 ditësh a shkon vendi në zgjedhje nëse nuk konstituohet Kuvendi, Kadriu ka thënë: “Mas 30 ditësh nënkuptohet, se nuk shkruan, por kish qenë mirë me shkrua se nëse nuk zgjidhet brenda 30 ditëve, atëherë shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, por kjo lë për të nënkuptuar se duhet të fuzionohet edhe Presidentja e shtetit për me shku në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Kryeziu.

The post Kryeziu: Partia më e madhe ka përgjegjësi për konstituimin e Kuvendit, duhet të bashkëpunoj me partitë e tjera appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes