Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media pas vendimit të Gjyaktës Kushteteuse ku theksohet se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.
Në reagimin e LDK-së thuhet se ‘ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare’
Tutje LDK-ja ka ftuar LVV-në që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit.
“Ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare.Po ashtu, siç e përcakton neni 187 i aktgjykimit, kryesuesi i seancës konstituive duhet të respektojë dispozitat kushtetuese, Kapitullin IV të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe praktikat e deritashme parlamentare, si dhe t’i kthehet skenarit të dakorduar të seancës konstituive për të proceduar me votim të hapur” thuhet në reagimin e LDK-së raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIE
Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit, të drejtës dhe detyrimeve të grupit më të madh parlamentar, si dhe në lidhje me mënyrën e votimit në seancën konstituive.
Ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare.
Po ashtu, siç e përcakton neni 187 i aktgjykimit, kryesuesi i seancës konstituive duhet të respektojë dispozitat kushtetuese, Kapitullin IV të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe praktikat e deritashme parlamentare, si dhe t’i kthehet skenarit të dakorduar të seancës konstituive për të proceduar me votim të hapur.
Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për një parlamentarizëm funksional, për respektim të Kushtetutës dhe për ndërtimin e institucioneve përfaqësuese që burojnë nga vullneti i qytetarëve dhe nga rregullat demokratike.
Ftojmë grupin parlamentar më të madh parlamentar që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
The post LDK pas vendimit të Kushtetueses: Ftojmë grupin parlamentar më të madh që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim appeared first on GazetaBlic.