Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Koci: Gjykata Kushtetuese e dha vendimin – por nuk e dha zgjidhjen, bllokada mund të vazhdojë

admin, June 26, 2025

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se vendimi ka sqaruar tri çështje themelore: nuk lejohet votimi i fshehtë për Kryetarin e Kuvendit; partia që propozon kandidatin ka detyrimin për bashkëpunim konstruktiv; dhe kjo e drejtë nuk mund të përdoret për bllokadë politike, raporton GazetaBlic.

Sipas Grudës, kërkohet konsensus dhe kompromis për të garantuar funksionimin e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore:

1. Nuk mund të ketë votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit;
2. Partia që ka të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit duhet të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me partitë e tjera për ta mundësuar zgjedhjen e tij;
3. Kjo e drejtë e partisë fituese nuk është absolute dhe nuk mund të përdoret për të bllokuar funksionimin e Kuvendit – përkundrazi, kërkohet konsensus, kompromis dhe vullnet për bashkëpunim me forcat tjera politike.

The post Gruda i PDK-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes