Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që Kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh ka folur njohësi i zhvillimeve poltike, Avni Arifi.
Arifi tha për “Gazeta Blic” se beson që neni 130 do ta mbyll situatën e krijuar në Kuvend.
“Gjykata rithekson se e drejta e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit është vendosur përmes Aktgjykimit në rastin KO119/14. Megjithatë, Gjykata nënvizon që e drejta për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit është e ndërlidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me arritjen e shumicës së votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit” thuhet ndër të tjera në kete nen.
Gjykata e Kushtetuese ne vendimin e saj thekson rëndësinë e bashkëpunimit në mirëbesim ndërmjet deputetëve dhe grupeve parlamentare për të siguruar funksionalitet institucional.
E drejta për të propozuar Kryetarin, që i takon grupit më të madh parlamentar, vjen me detyrimin për të kërkuar konsensus dhe kompromis, dhe nuk mund të përdoret si instrument për bllokim institucional.Gjykata Kushtetuese bëri të ditur se për shkak të mungesës së konstituimit të plotë, Kuvendi nuk ka pasur kapacitet juridik për të marrë vendime siç është ai për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë.
Ajo vlerësoi gjithashtu se të gjitha “seancat” e zhvilluara deri më tani, përfshirë dhënien e betimit dhe përpjekjet për verifikim të kuorumit, nuk përbëjnë një konstituim të plotë.
Në përfundim, Gjykata konstaton se është detyrë kushtetuese e të gjithë deputetëve të zgjedhur që të mundësojnë konstituimin e Kuvendit në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe praktikat parlamentare.
Lajmi i fundit nga Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive
The post Arifi: Neni 130 besoj se do ta zgjidh ngërçin në Kuvend! appeared first on GazetaBlic.