Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Rama: Nëse anëtarësohemi në BE, momenti i duhur për të dorëzuar stafetën

admin, June 26, 2025

“Ka gatishmëri nga dikush për t’u bërë ministër apo kryeministër”

Mbrëmë, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj deklaroi se do ta mbështeste një koalicion VV-PDK.

Ish deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur lidhur me deklaratat nga zyrtarë të kësaj partie, për koalicion me VV-në.

Ai ka thënë se secili ka të drejtë të japë mendim dhe ka edhe shumë brenda partisë që kanë mendim të njëjtë, për çka tha se nuk është “kiamet”.

“E drejta me folë me dhënë mendim politik nuk është e ndaluar në PDK. Besoj që shumë brenda PDK-së kanë mendime të kundërta dhe në qoftë se ka dikush mendim për të qenë ose për të mos qenë në koalicion me VV-në, nuk është kiamet, nuk prish punë. Ne tash e kemi mbajtur konventën dhe e kemi miratuar një deklaratë politike që është përcaktuese për politikat e përditshme të partisë. Ideja me sa e pashë është një mendim i tij, por nuk do të thotë që nuk mund ta zhvillojë atë mendim apo ta pjesë që mund ta quajë më shumë si gatishmëri për t’u sfiduar në pozicionin e kryetarit të partisë”, ka thënë ai.

Lidhur me mundësinë për të pasur koalicion me VV-në, Haliti thotë se nuk sheh sinjale dhe për këtë do të duhej të kishte lëvizja nga ajo parti, ndërsa thekson se mund të ketë gatishmëri për koalicion nga dikush që do të bëhet ministër apo kryeministër.

“Thashë se ka mendime të ndryshme. Mendoj se lëvizja i takon VV-së dhe nuk i takon PDK-së, e para. E dyta, kërkesa për një koalicion do të thotë me i bashku programet, në një qeveri të përbashkët, të krijohet një program i përbashkët dhe të zbatohet ai program. Unë nuk po shoh shenja të cilat, s’ka ndonjë sinjal që ma mbush mendjen që ka gatishmëri të tillë por ka gatishmëri nga dikush për t’u bërë ministër apo kryeministër dhe beteja elektorale është bërë kryesisht nga kandidatët për kryeministër. Pothuajse të gjitha betejat janë zhvilluar për këtë, mua nuk më pëlqen ajo, do të ishte shumë mirë që beteja të zhvillohet në politikë në Kosovë për programin që i ofrohet qytetari dhe për të pasur mundësi për të dhënë llogari pas marrjes së mandatit”, potencoi ish deputeti.

Po ashtu, Haliti foli dhe për zgjedhjet brenda partisë, teksa tha se për këtë pozitë do të duhej të kishte proces prej tre muajsh dhe të kandidonin të gjithë atë që pretendojnë të jenë në krye të partisë dhe më pas kushdo që zgjedhet duhet të jetë kandidat edhe për kryeministër.

“Tani këto çka ka thënë Enveri, çka ka thënë Memli janë çështje të cilat janë mendime të tyre, besoj që secili ka të drejtë të flasë, të pretendojë, është e drejtë e tyre legjitime por unë do të thosha që PDK në kohën kur mbahen zgjedhjet do të duhej të kishte një proces që zgjat të paktën tre muaj, për të zgjedhur kryetarin e partisë. Nuk mund të ketë kryetar partie tani në variantin e propozimit aty ad-hoc. Po them proces sepse duhet t’i jepet e drejta secilit që pretendon për të qenë kryetar i partisë, do që të jetë në garë për këtë pozitë, për të qenë të barabartë në fushatë. Në qoftë se nuk ka barabartësi në fushatë por vjen nga një mekanizëm ose nga një dëshirë e parapërgatitur për të zgjedhur dikë, atëherë përplasjet e brendshme dhe thashethemet kalojnë në sistem dhe ky sistem e dëmton çdo parti. Mendoj se duhet marrë mësim nga ata që kanë demokraci institucionale të gjatë dhe kur vjen puna për të hyrë në zgjedhje, ata që fitojnë mbështetjen nga anëtarësia, ata duhet të jenë kandidatë edhe për kryeministër, edhe për kryetar partie apo në strukturat e partisë të jenë të përgjegjshëm”, ka vlerësuar ai për Gazeta Blic.

Haliti theksoi se Memli Krasniqi është rikonfirmuar si kryetar në konventën e PDK-së, për ta drejtuar  partinë deri në organizimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë.

“Ne nuk kemi shpallur zgjedhje, ne kemi mbajtur një konventë, e cila ka konfirmuar me shumë absolute të votave, ka rikonfirmuar Memli Krasniqin kryetar të PDK-së dhe kemi rikonfirmuar duke shtuar një numër të caktuar sipas statutit me deputetë të zgjedhur që nuk kanë qenë anëtarë të Këshillit Drejtues, për t’u përgatitur për zgjedhjet lokale që kemi dhe për ta drejtuar  partinë deri në organizimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë . ky është edhe obligim ligjor edhe kushtetues, edhe sipas ligjit të zgjedhjeve që brenda një afati të mbahen konventat e partive dhe nuk ka pasur zgjedhje të përgjithshme të partisë”, ka deklaruar Xhavit Haliti./GazetaBlic/

The post “Nuk është kiameti”/ Xhavit Haliti flet për deklaratën e Enver Hoxhajt dhe mundësinë për koalicion VV-PDK appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes