Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kryeshefi i “Pastrimit”: Komuna na ka bartur rreth 380 mijë euro, kemi paguar naftën dhe kemi filluar punën

admin, June 26, 2025

Ministri i sigurisë kombëtare i Izraelit bëri thirrje të enjten për një “ndërprerje të plotë” të ndihmës humanitare për Gazën, duke pretenduar se Hamasi po merr kontrollin e mallrave dhe ushqimit të furnizuar.

Itamar Ben-Gvir thotë se do të kërkojë që Benjamin Netanyahu të votojë përsëri në kabinetin e vendit për çështjen e futjes së ndihmës në Gaza, raporton The Guardian.

Ai shkroi në X:

Ndihma humanitare që po hyn aktualisht në Gaza është një turp absolut. Ajo që nevojitet në Gaza nuk është një ndalim i përkohshëm i ndihmës “humanitare”, por një ndalim i plotë i saj.

Kur paralajmërova, dhe për fat të keq i vetmi që votoi një muaj e gjysmë më parë kundër futjes së ndihmës, për mua ishte e qartë se kjo do t’i jepte oksigjen Hamasit.

Kishte nga ata që më tallnin dhe pretendonin se “ndihma që do të hyjë në Rripin verior të Gazës do të zgjasë vetëm për 10 ditë”, dhe sot ajo që dihej paraprakisht po bëhet e qartë: Hamasi po merr kontrollin e sasive të ushqimit dhe mallrave që kontribuojnë në mbijetesën e tij.

Ndalimi i ndihmës do të na çojë shpejt drejt fitores. Do të kërkoj nga Kryeministri që në mbledhjen e ardhshme të kabinetit, çështja e futjes së ndihmës për Gazën të vihet për një votim të ri.

Ushqimi është bërë jashtëzakonisht i pakët në Gaza që kur Izraeli vendosi një bllokadë të rreptë mbi të gjitha furnizimet gjatë marsit dhe prillit, duke kërcënuar shumë nga 2.3 milionë njerëzit që jetojnë atje me një “rrezik kritik të urisë”.

Që kur bllokada u hoq pjesërisht muajin e kaluar, OKB-ja është përpjekur të sjellë ndihmë, por është përballur me pengesa të mëdha, duke përfshirë rrugë të bllokuara nga rrënojat, kufizime ushtarake izraelite, sulme ajrore të vazhdueshme dhe anarki në rritje.

Ka pasur incidente të shumta në javët e fundit në të cilat turmat janë qëlluar pasi janë mbledhur me shpresën për të marrë ndihmë nga një prej dhjetëra kamionëve që sillen në Gaza nga agjencitë e OKB-së çdo ditë.

The post Ministri izraelit bën thirrje për “ndërprerje të plotë” të ndihmës për Gazën appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes