Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

30 persona u arrestuan brenda 24 orëve në Kosovë

admin, June 26, 2025

Avokati Arianit Koci i është drejtuar me një letër publike kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Ai i ka thënë se është teke e tij personale këmbëngulja për Albulena Haxhiun dhe se ai e ka mundësinë që ta zhbllokojë situatën.

“Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje. Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit. Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Koci po ashtu ka thënë se atij i takon si fitues e zgjedhjeve që të ulet të bisedojë me partitë e tjera dhe të gjejë zgjidhje e t’i lërë inatet politike anash.

“Nuk është më koha për inate personale, as për ngulm në kandidatura që nuk i kanë votat e duhura. Sepse mbi të gjitha – me opozitën nuk jeni në armiqësi. Janë kundërshtarë politikë, por janë deputetë të këtij vendi – me të njëjtin legjitimitet nga qytetarët, si ju”, ka shtuar tutje avokati.

Ai i ka kërkuar Kurtit që ta ndërrojë emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

“Ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike. Përkundrazi – është fitore. Merreni përgjegjësinë që e keni. Ndryshojeni kandidaturën dhe zhbllokojeni Kuvendin”, ka shkruar Koci në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

  1. Albin Kurti,

Ngulmi me Albulena Haxhiun nuk është më bindje politike, as e drejtë e fituar në zgjedhje.

Është kapriçio personale – që po e mban peng Kuvendin e Kosovës, po i ngrin proceset dhe po i djeg milionat e popullit.

Paraliza është totale: përfaqësimi politik nuk funksionon, ekonomia është e ngujuar, shteti po mrizon.

Ju keni mundësi me e zhblloku këtë situatë.

Keni fuqi, keni ndikim.

Sepse kjo tashmë nuk është më përballje me kundërshtarët politikë.

Është bllokim i qëllimshëm institucional.

Dhe pasojat po bien mbi shtetin. Mbi qytetarin.

E populli po sheh. Po kupton. Po mban mend.

Në anën tjetër, me fitoren në zgjedhjet e fundit dhe me pozicionin që e keni sot, ju takon juve me e marrë rolin përbashkues.

Nuk është më koha për inate personale, as për ngulm në kandidatura që nuk i kanë votat e duhura.

Sepse mbi të gjitha – me opozitën nuk jeni në armiqësi.

Janë kundërshtarë politikë, por janë deputetë të këtij vendi – me të njëjtin legjitimitet nga qytetarët, si ju.

Thellësisht besoj që qëllimin e keni të njëjtë, të gjithë ju – pozitë e opozitë:

Ta forconi shtetin dhe t’ua siguroni qytetarëve një jetë më të mirë.

Prandaj, ndërrimi i kandidaturës – në rastin tuaj – nuk është humbje e betejës politike.

Përkundrazi – është fitore. Madje fitore e madhe, sepse po e jepni një zgjidhje kreative, po e shtyni procesin përpara, po e çoni shtetin drejt funksionalitetit.

E këtë mund ta bëjë vetëm një burrështetas – dikush që është mbi mentalitetin primitiv të kasabasë sonë politike.

Merreni përgjegjësinë që e keni. Ndryshojeni kandidaturën dhe zhbllokojeni Kuvendin.

Mos e bëni Kosovën kolateral të kokëfortësisë.

Unë, si qytetar i këtij vendi – si njeri që ia don të mirën Kosovës dhe nuk ka atdhe tjetër – nuk do të ndalem.

Do të kërkoj përditë dhe pa kompromis, që Kuvendi të funksionalizohet.

Arianit Koci

26 Qershor 2025

Prishtinë

The post Koci i drejtohet Kurtit: Ngulmi për Albulena Haxhiun është kapriçio personale – ndryshimi i kandidaturës është fitore, bëjeni appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes