Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Krejt çka dihet për “shkatërrimin” e programit bërthamor të Iranit

admin, June 26, 2025

Grupet iraniane të të drejtave të njeriut kanë regjistruar 705 arrestime me akuza politike ose sigurie që nga fillimi i luftës me Izraelin.

Autoritetet iraniane po kalojnë nga një armëpushim me Izraelin në intensifikimin e masave të sigurisë së brendshme në të gjithë vendin me arrestime masive, ekzekutime dhe vendosjen e ushtrisë, veçanërisht në rajonin e trazuar kurd, sipas zyrtarëve dhe aktivistëve.

Brenda disa ditësh nga sulmet ajrore izraelite që filluan më 13 qershor, forcat iraniane të sigurisë filluan një fushatë arrestimesh të gjera të shoqëruara me një prani të shtuar në rrugët përreth pikave të kontrollit, raporton Guardian.

Ndërsa shumë iranianë kanë shprehur zemërim ndaj qeverisë, ende nuk ka pasur shenja të protestave të rëndësishme kundër autoriteteve.

Gardat Revolucionare paraushtarake janë vënë në gatishmëri dhe siguria e brendshme është tani fokusi kryesor, tha një zyrtar i lartë i sigurisë.

Grupi iranian i të drejtave të njeriut HRNA tha të hënën se 705 persona ishin arrestuar me akuza politike ose sigurie që nga fillimi i luftës.

Shumë prej të arrestuarve u akuzuan për spiunazh për Izraelin, tha HRNA. Mediat shtetërore iraniane raportuan se tre persona u ekzekutuan të martën në Urmia, pranë kufirit turk, dhe grupi iraniano-kurd i të drejtave të njeriut Hengaw tha se të gjithë ishin kurdë.

Një nga zyrtarët e sigurisë të informuar për këtë çështje tha se trupat ishin vendosur në kufijtë e Pakistanit, Irakut dhe Azerbajxhanit për të parandaluar atë që zyrtari e quajti infiltrim nga terroristët.

The post Arrestime masive në Iran: 705 persona të ndaluar që nga fillimi i luftës me Izraelin, disa të ekzekutuar appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes