Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Trump: Do t’i kërkoj Iranit të ndalojë programin e tij bërthamor

admin, June 26, 2025

Kreu i CIA-s, John Ratcliffe, ka deklaruar se sulmet ajrore të fundit të SHBA-së kanë dëmtuar rëndë objektet bërthamore të Iranit, duke i kthyer ato disa vite prapa.

Sipas tij, disa nga vendet më të rëndësishme të programit bërthamor iranian janë shkatërruar.

Ratcliffe nuk konfirmoi nëse i gjithë programi është eliminuar, por theksoi se dëmi ishte i konsiderueshëm.

Kjo deklaratë bie ndesh me një raport paraprak të rrjedhur nga një agjenci e inteligjencës së Pentagonit, i cili sugjeronte se komponentët kryesorë të programit bërthamor iranian kishin mbetur të paprekur pas sulmeve.

Ky vlerësim ka zemëruar presidentin Donald Trump, i cili e ka hedhur poshtë atë duke thënë se “sulmet i kanë zhdukur objektet bërthamore të Iranit”.

Kjo ndodhi derisa Izraeli dhe Irani duket se po respektonin për të dytën ditë një armëpushim të brishtë, të cilin presidenti Trump kishte ndihmuar ta negocionte këtë javë, në ditën e 12-të të luftës.

Duke folur nga Haga, ku mori pjesë në një samit të NATO-s të mërkurën, Trump tha për sulmet:

“Ishte shumë e ashpër. Ishte zhdukje totale.”

Ai gjithashtu tha se ka gjasa që javën e ardhshme, në bisedimet e pritshme, do të kërkojë një zotim nga Irani për të ndalur ambiciet e tij bërthamore. Irani, nga ana e tij, nuk ka pranuar se ekziston ndonjë negociatë e tillë.

Megjithatë, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i tha rrjetit amerikan NBC se ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë mes dy vendeve.

Ndërkohë, në një deklaratë nga drejtori i CIA-s, John Ratcliffe – i emëruar nga Trump – thuhej se CIA kishte “informacione të reja nga një burim/metodë historikisht e besueshme dhe e saktë, që tregonin se disa nga objektet kyçe bërthamore të Iranit ishin shkatërruar dhe do të duhej vite për t’u rindërtuar”./BBC

The post Kreu i CIA-s: Objektet bërthamore të Iranit janë dëmtuar rëndë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes