Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka thënë se 627 persona janë vrarë dhe 4 mijë e 870 janë plagosur në sulmet izraelite gjatë luftës 12-ditore.
Kjo ministry thotë se shumica e viktimave ndodhën në Teheran dhe në provincën perëndimore të Kermanshah, me shumicën dërrmuese të të vrarëve që humbën jetën në vendin e sulmit, raporton BBC.
Disa grupe të të drejtave të njeriut vlerësojnë se shifra reale është dukshëm më e lartë. Një vlerësim nga një grup të martën e çoi numrin e të vdekurve në 974.
The post Irani: Numri i të vrarëve ka shkuar në 627 appeared first on GazetaBlic.