Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se i ka thënë Kurtit se kënd nuk e voton PDK për kryetar të Kuvendit.
“I kam thënë nuk po të jap emër kënd ta votojë, por të tregoj kënd s’ta votojë, këndo tjetër po”, tha ai.
I pyetur për Fatmir Limajn, Krasniqi tha se është hipotetike sepse vetë Kurti ka deklaruar se nuk e kandidon Limajn.
“Fatmir Limaj nuk është në koalicion me LVV, është shumë hipotetike. E di që çfarëdo përgjigje keqinterpretohet, në momentin që Kurti ka thënë nuk e kandidojë nuk e di pse diskutohet”, tha ai.
Më pas, Krasniqi tha se Ramush Haradinaj, ka dhënë disa ema që do t’i votonte.
“Ramushi i ka japë disa emra, këta i votojë, mund të ketë edhe të tjerë”, tha Krasniqi./Express/
The post A e kishte votu Fatmir Limajn për Kryeparlamentar?- Kështu përgjigjet Memli Krasniqi! appeared first on GazetaBlic.