Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, duke folur për gazetën gjermane Kicker ka mohuar thashethemet për një negociatë me Milanin për Granit Xhakën.
“Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata me Milanin për Granit Xhakën”, ka mohuar, Rolfes.
“As nuk ka ndonjë ide për ta shitur atë nga ana jonë. Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.
Mbetet për t’u parë nëse qëndrimi i qartë përfaqëson vërtet një mbyllje përfundimtare të negociatave.
Kujtojmë se babai i lojtarit, Ragip Xhaka, foli për Teve1 për të ardhmen e djalit të tij: “Milani e dëshiron Xhakën. Nuk do të flas për kushtet e marrëveshjes, klubet duhet të gjejnë një marrëveshje mes tyre. Tare? E vlerësoj shumë”.
/GazetaBlic Sport
The post Drejtori sportiv i Leverkusenit për Xhakën: “Nuk ka negociata me Milanin, nuk duam ta shesim” appeared first on GazetaBlic.