Rreth 260 punëtorë të sigurimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë mbetur pa kontrata pune, gjë që ka bërë që ambientet e QKUK-së të mbesin pa sigurim fizik që disa ditë.
Për këtë sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova foli kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat. Jusuf Azemi, i cili tha se punëtorët janë të detyruar të largohen, pasi nuk kanë kontratë pune dhe nuk janë të mbrojtur ligjërisht.
“Vendimi i sindikatës ka qenë që këta punëtorë të lëshojnë vendet e punës, sepse nuk ka kontratë dhe nuk mund të vazhdohet puna në këtë formë. Ka ndodhur shpesh që punëtorët të punojnë me javë të tëra dhe të mos paguhen fare. Prandaj, kemi vendosur që të gjithë të shkojnë në shtëpi, derisa të ketë kontratë të re, qoftë nga operatori i ri apo i vjetri, nuk ka rëndësi”, tha Azemi.
The post QKUK pa sigurim, Jusufi: S’ka kontratë, s’ka as punëtorë appeared first on GazetaBlic.