Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se ka rifilluar punën në terren për largimin e mbeturinave në të gjitha zonat që mbulon me shërbime.
Kompania në një njoftim për media thekson se pas një ndërprerjeje të përkohshme, për shkak të vështirësive objektive, puna ka rinisur të martën në mbrëmje me ndërrimin e tretë, duke u përqendruar fillimisht në zonat më të ndjeshme dhe më të ngarkuara me mbeturina.
“Ekipet tona janë të angazhuara me kapacitete të plota për të rikthyer pastërtinë dhe higjienën në hapësirat publike sa më shpejt që të jetë e mundur. “Pastrimi” mbetet e përkushtuar ndaj misionit të saj për të ofruar shërbime të rregullta dhe cilësore, duke u udhëhequr nga përgjegjësia publike dhe respekti ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Tutje, “Pastrimi” falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe si dhe kërkojnë bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në ruajtjen e pastërtisë së përbashkët.
The post “Pastrimi” rifillon punën edhe në ndërrimin e tretë, thotë se është përqendruar në pastrimin e zonave më të ngarkuara me mbeturina appeared first on GazetaBlic.