Deputeti i LDK-së, Paris Guri, në emisionin “Click” në RTV21 iu përgjigj deputetit të LVV-së, Halil Thaçi, i cili paraprakisht, po në këtë emision, tha se LDK-ja nuk po e pranon ofertën e tyre për qeverisje pa PDK-në.
Guri tha se të njëjtën gjë për ta po e thotë edhe PDK-ja.
“PDK-ja po thotë se pa Vetëvendosjen nuk po duan (LDK-në) në qeverisje”, tha Guri, duke shtuar se, në bazë të sondazheve, propozimi i tyre për qeveri të unitetit po merr përkrahje edhe nga populli.
“Ka një konsensus të të gjitha palëve që LDK është një lloj sigurese për qeveri. Ne, natyrisht, nuk e kemi dëshirë me marrë PDK-në në qeverisje, e as Vetëvendosjen. Duke e parë paaftësinë e LVV-së, ne kemi propozuar një plan për dalje nga kriza – qeveri tranzitore”, u shpreh Guri.
The post Guri: LDK-ja është siguresë për qeverinë appeared first on GazetaBlic.