Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar vendimin e Gjykatës Komerciale për pezullimin e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), duke e quajtur atë një “goditje të parë ndaj politikës së gabuar energjetike të mbështetur nga Albin Kurti”.
Haziri për GazetaBlic tha se ky u dëshua që ky vend ka gjykata dhe një gjyqësor të pavarur.
Ai vlerësoi vendimin e gjykatës si një hap në drejtimin e duhur për ndalimin e padrejtësive dhe rikthimin e rregullit institucional në sektorin energjetik.
“Beteja e fituar sot ndaj tarifës diskriminuese na gëzon shumë. Prodhuesit dhe sektori privat janë heronjtë e Republikës. Si deputet nënshkrues i peticionit, nuk arritëm të bindim ZRrE-në, por u dëshmua që ky vend ka gjykata dhe një gjyqësor të pavarur. Duhet ta fitojmë edhe këtë luftë në emër të heronjve që çdo ditë, me punë e punësime, mbajnë gjallë Republikën”, tha Haziri për GazetaBlic.
The post Haziri pas vendimit të Komerciales: U dëshmua që ky vend ka gjykata dhe një gjyqësor të pavarur appeared first on GazetaBlic.