Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Amsterdam për samitin e NATO-s, ku do të takohet me 32 udhëheqësit e aleancës së sigurisë.
Avioni i tij u ul në aeroportin Schipol të Amsterdamit, raporton BBC.
Trump thuhet se ka folur dhe ia ka dhënë meritën Izraelit për tërheqjen nga sulmet e mëtejshme ndaj Iranit.
Ai gjithashtu u ka thënë gazetarëve se pret të flasë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenksy në margjinat e samitit.
Ndryshe, ky është samiti i parë i NATO-s i presidentit amerikan që nga viti 2019.
The post Trump mbërrin në Amsterdam për samitin e NATO-s appeared first on GazetaBlic.