Partizani është rikthyer ditën e sotme me një fitore bindëse në një miqësore përballë Rabotnickit. “Demat e kuq” kanë arritur të triumfojnë përballë maqedonasve me shifrat 3-0.
Golin e parë në këtë takim, e realizoi Albers Keko që zhbllokoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta më vonë ishte Xhuliano Skuka që dyfishoi shifrat për Partizanin.
Goli i tretë i Garcias në pjesën e dytë vulosi gjithçka duke lënë të pashpresë maqedonasit. Një fitore inkurajuese kjo për Partizanin pak ditë përpara nisjes së rrugëtimit europian përballë Kajlus.
The post Partizani triumfon ndaj Rabotnickit në miqësore appeared first on GazetaBlic.