Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

KQZ mori vendim për emërimin e 216 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës

admin, June 24, 2025

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se “deklaratat e fundit publike të kryeministrit në detyrë, që sfidon opozitën ‘të provojë ta rrëzojë në Kuvend’, nuk janë shenjë force, por dëshmi e arrogancës dhe degradimit politik që ka kapluar qeverisjen aktuale”.

Ai tha se “kryeministri në detyrë nuk ka më as shumicën parlamentare, as legjitimitetin politik dhe as mbështetjen qytetar”.

“Ajo që i ka mbetur është vetëm arroganca. Në vend të reflektimit për dëmin që i shkaktuar vendit dhe qytetarëve në katër vjet, ai zgjedh të sfidojë, fyejë dhe provokojë si të ishte në kopsht fëmijësh e jo në institucionin më të lartë të Republikës sonë parlamentare”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Mustafa thotë se “me këtë stil qeverisës nuk mund të ndërtohet as shtet, as mirëqenie, as dinjitet”.

“Refuzimi ynë është i qartë: me këtë qasje, me këtë logjikë përçarëse e konfliktuale, nuk mund të ecim bashkë. Dhe nuk do të ecim. Ky model duhet të marrë fund. Politika e krizës permanente, e arrogancës ndaj institucioneve, opozitës dhe qytetarëve, duhet të mbyllet me këtë mandat të dështuar. VV duhet të reformohet urgjentisht nëse dëshiron të ketë rol në të ardhmen politike të vendit”, shkroi deputeti.

Ai tha se “LDK do të investojë në kthimin e normalitetit politik”.

“Ne ofrojmé tash e 36 vjet një platformë për stabilitet institucional, për bashkëpunim politik dhe zhvillim ekonomik. Mjaft me provokime e sjellje të papërgjegjshme! Kosovës i duhet maturi dhe vizion, jo sfida dhe përbuzje”.

The post Mustafa i reagon Kurtit: I ka mbetur vetëm arroganca – nuk do të ecim bashkë, ky model duhet të marrë fund appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes