Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Donald Trump: Izrael, mos i lësho ato bomba, zmbrapsi pilotët në shtëpi

admin, June 24, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se si Izraeli ashtu edhe Irani shkelën armëpushimin që ai njoftoi disa orë më parë dhe se ai nuk ishte i kënaqur me asnjërin vend, por veçanërisht me Izraelin, raporton Reuters.

Duke folur me gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, Trump tha se Izraeli “u çaktivizua” menjëherë pasi ra dakord për marrëveshjen, shkruan The Guardian.

Lidhur me Iranin, Trump tha se kapacitetet bërthamore të vendit janë zhdukur dhe se nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.

Izraeli e ka akuzuar Iranin për shkelje të armëpushimit, rreth tri orë pasi marrëveshja u dakordua nën ndërmjetësimin e presidentit Donald Trump.

Irani mohoi se ka sulmuar Izraelin me raketa, ndërsa e akuzoi Izraelin se kreu sulme pas armëpushimit.

The post Trump thotë se si Izraeli ashtu edhe Irani shkelën armëpushimin: S’jam i kënaqur, sidomos me Izraelin appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes