Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen.
Krasniqi thotë se me Mathisen diskutoi mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon.
Poashtu, kreu i PDK-së bën të ditur se emisarit norvegjez ia shprehu qëndrimet e partisë për bllokadën politike dhe nevojën urgjente për një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër të saj.
“Një rajon stabil dhe në paqe është parakusht për progresin e qëndrueshëm dhe për realizimin e aspiratave tona të përbashkëta si rajon për integrim të plotë në Bashkimin Evropian. PDK do të vazhdojë të jetë faktor konstruktiv dhe partner i besueshëm në rrugën euroatlantike të Kosovës”, shkroi Krasniqi në Facebook.
The post Krasniqi diskuton me përfaqësuesin norvegjez për dialogun me Serbinë appeared first on GazetaBlic.