Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Rama në samitin e NATO-s në Hagë: Takime me Mark Rutte dhe mbretin e Holandës, në fokus siguria në Ballkan

admin, June 24, 2025

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po merr pjesë në Samitin e nivelit të lartë të NATO-s që po zhvillohet më 24 dhe 25 qershor në Hagë, Holandë. Në qendër të diskutimeve janë çështjet e mbrojtjes kolektive, rritja e shpenzimeve të përbashkëta dhe sfidat e sigurisë globale e rajonale.

Rama do të zhvillojë një takim dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, ku pritet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë shqiptarë si ministri Igli Hasani, ministri Pirro Vëngu, Vlora Hyseni dhe Arben Kingji. Temë qendrore do të jetë siguria në Ballkan.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima, me praninë e liderëve botërorë, përfshirë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Për mbarëvajtjen e samitit janë angazhuar mbi 10 mijë forca sigurie, me mbështetje tokësore, detare dhe ajrore. Të martën pritet të diskutohen dhe miratohen vendime të rëndësishme për qasjen e re të mbrojtjes së Aleancës, në sfondin e krizave të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe luftës në Ukrainë.

The post Rama në samitin e NATO-s në Hagë: Takime me Mark Rutte dhe mbretin e Holandës, në fokus siguria në Ballkan appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes