Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Pezullohet vendimi i ZRRE-së për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës

admin, June 24, 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se po hyn në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të tij.

“Ju e dini që kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet ta shkurtojë mandatin e qeverisë. Përjashtim bën opozita kosovare, e cila – siç jeni dëshmitarë të gjithë ju – po e zgjat mandatin e qeverisë AK. Dikush madje mund të mendojë se kemi marrëveshje, pra se ne si qeveri në detyrë kemi ndonjë marrëveshje me opozitën aktuale për të qëndruar sa më gjatë në pushtet. Por ju siguroj që kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se, ndryshe nga praktikat demokratike, opozita në Kosovë nuk po përpiqet të shkurtojë mandatin e qeverisë, por përkundrazi, po e zgjat atë.

Nuk kam një shpjegim për këtë situatë nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës. Sipas nenit 31 të Ligjit për Qeverinë, ne kemi më pak kompetenca si qeveri në detyrë, por puna jonë nuk ka ndryshuar – kemi po aq shumë punë. Sa më herët që të konstituohet Kuvendi, duke zgjedhur me votim të fshehtë kryesinë e tij, aq më shpejt do të formohet edhe qeveria e re.”

“Në ndërkohë që nuk ka një qeveri të re, ‘Kurti 3’ mbetet qeveri në detyrë. Ky është realiteti – nuk kam çfarë t’i shtoj,” tha ai.

The post Kurti: Opozita po na e zgjatë mandatin, ju siguroj se s’kemi marrëveshje për këtë appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes