Është inauguruar Orkestra e Prishtinës, një formacion i ri artistik që synon të pasurojë jetën kulturore të kryeqytetit dhe të krijojë lidhje më të thella mes komuniteteve.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, e cila përmes një postimi në Facebook ka theksuar rëndësinë që do të ketë kjo orkestër për jetën artistike në qytet.
“Orkestra e Prishtinës nuk është thjesht një bashkim muzikantësh të talentuar, është një trupë që do t’i japë ritëm jetës sonë publike, do të ndërtojë ura mes brezash e komuniteteve, dhe do ta vendosë Prishtinën në mesin e qyteteve që e kuptojnë dhe e vlerësojnë thellësisht rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror,” ka shkruar Halimi.
The post Prishtina inauguron Orkestrën e re, Halimi: Do t’i japë ritëm jetës publike dhe do të ndërtojë ura mes brezash appeared first on GazetaBlic.
d3ndt2