Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

KRU Prishtina paralajmëron konsumatorët, paguani borxhet: S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat

admin, June 24, 2025

Vetëm dy koalicione parazgjedhore janë deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë periudhës sa ishte i hapur afati për ta bërë këtë, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ndaj sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është përmbyllur afati për partitë politike për të njoftuar se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes koalicionit në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale të vjeshtës.

“Gjatë periudhës 15 ditore (9 qershor – 23 qershor), në KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike këto parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit: “Koalicija Vakat”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe Koaliconi “SDU-NAŠA (NAŠA SDU)”, i përbërë nga partitë politike Socijaldemokratska Unija dhe Naša Inicijativa, i formuar vetëm për komunën e Prizrenit”, ka bërë të ditur KQZ-ja në njoftim.

Gjithashtu, në të njëjtën kohë është përmbyllur edhe afati për partitë politike për deklarim të mospjesëmarrjes në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Pesë parti politike janë deklaruar në KQZ se nuk duan të certifikohen për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në zgjedhje nuk do të garojnë,  Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD), Partia Demokratike e Diasporës (PDD), Partia e Drejtësisë (PD), Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Balliste (PB).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare), të cilat duan të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, se afati i aplikimit për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve, do të fillojë më 26 qershor 2025.

The post Përmbyllet afati, vetëm dy koalicione në zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes