Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor

admin, June 23, 2025

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të rriten, ndërsa disa objekte kyçe të regjimit iranian janë goditur nga sulme ajrore, përfshirë centralin bërthamor “Fordow”, burgun famëkeq “Evin” dhe selinë e milicisë Basij në Teheran.

Agjencitë e lajmeve të lidhura me shtetin iranian raportuan të hënën se centrali bërthamor “Fordow”, i vendosur në provincën Qom, është shënjestruar sërish, raporton BBC.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar përmes një deklarate se disa objektiva në kryeqytetin iranian janë goditur.

Sipas tij, në shënjestër ishin: Burgu Evin në Teheran, ku mbahen të burgosurit politikë dhe kundërshtarët e regjimit. Selia e milicisë Basij, që përdoret shpesh nga qeveria iraniane për të shtypur protestat.

Po ashtu edhe një orë simbolike në qytet që numëron mbrapsht deri në një datë të parashikuar për “shkatërrimin e Izraelit”.

Selia e sigurisë së brendshme të Gardës Revolucionare Iraniane dhe disa objekte të tjera të ndërlidhura me qeverinë.

BBC Verify ka konfirmuar përmes pamjeve të kamerave të sigurisë se një shpërthim ka ndodhur te porta hyrëse e burgut Evin.

Edhe agjencia iraniane “Fars” raportoi se shpërthimi duket se u shkaktua nga një dron ose eksploziv i vogël, duke dëmtuar hyrjen e burgut, por pa raportime për arratisje të të burgosurve.

Gjykata e Lartë e Iranit ka konfirmuar gjithashtu sulmin në burgun Evin, duke deklaruar se disa “predha” e kanë goditur objektin, por situata është “nën kontroll”.

The post Izraeli godet burgun Evin dhe selinë e milicisë Basij në Teheran appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes
Close