Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën për mospjesëmarrje në votim gjatë seancave të Kuvendit, duke e cilësuar këtë si shkelje të Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, deputetët e opozitës janë të obliguar të marrin pjesë në votim dhe jo vetëm të jenë fizikisht të pranishëm në sallë.
“Sado që duket e pabesueshme, kemi mbi 30 herë që deputetët e opozitës vijnë në sallë dhe refuzojnë të kryejnë obligimin e tyre kushtetues, që është të votojnë”, ka theksuar Murati.
Ai e quajti këtë një qasje bllokuese sistematike nga ana e opozitës, veçanërisht në rastin e ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Murati ka deklaruar se duhet të ketë votim të fshehtë, pasi sipas tij, deputetët duhet të jenë të lirë ta shprehin vullnetin e tyre.
The post Murati akuzon opozitën: Po e shkelin Kushtetutën, mbi 30 herë kanë refuzuar të votojnë appeared first on GazetaBlic.