Aktivistja e politikave të energjisë, Janina Ymeri, ka njoftuar se Dogana e Kosovës i ka larguar të dhënat dhe raportimin për tregti të energjisë nga dokumenti i fundit zyrtar janar-maj 2025 Open Data.
Ymeri tha se energjia elektrike po importohet, por të dhënat po fshihen dhe sipas saj kjo është një lojë me transparencën dhe me faturat e qytetarëve.
“Energjia elektrike po importohet, por të dhënat po fshihen.
E kam thënë disa herë në emisione – importi i energjisë në Kosovë është shumë i lartë, cdo ditë mbi 1 milion euro.
Sot të dhënat zyrtare të doganës për periudhën janar -maj 2025 nuk shfaqin asnjë import të deklaruar si energji elektrike. As edhe një.
Kjo është e pamundur.
Vëllau i Madh vëzhgon apo jo, Big Brother aka VV: Ata po na dëgjojnë, po na shikojnë, por ndërkohë po i fshehin të dhënat.
Po luajnë me transparencën, me faturat tona, me të drejtën tonë për ta ditur sa paguajmë e kujt po i shkojnë ato miliona.
Dogana e Kosovës a ju thanë hiqni importin e rrymës mos ta kuptojnë popoulli sa pare ju marrim?
A ju thanë hiqni kodin 2716 edhe u tha u bë.
Pushteti në popull jo por në institucione po shtrihet cep me cep.”
The post Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat appeared first on GazetaBlic.