Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me nismën e ndërmarrë prej tij për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të padrejtë nga biznese të ndryshme.
Pas publikimit të disa rasteve në Tiranë, Rama postimin e radhës e bëri nga Lungomarja në Vlorë, ku u vendosi ultimatum bizneseve të bar-kafeneve të lirojnë hapësirat publike.
Shefi i qeverisë u la 48 orë kohë bizneseve që të lirojnë trotuaret dhe hapësirat publike për qytetarët, duke u thënë: “Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!”
“Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta! Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së parashikuar nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe, si në rastin e shënuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë ndër vite!
Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve, betonëve, duke i tërhequr “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares! Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë!”- shkruan Rama.
The post Rama ultimatum bizneseve në Vlorë: Keni 48-orë kohë të lironi Lungomaren appeared first on GazetaBlic.