Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Jamal Musiala pëson lëndim të tmerrshëm në ndeshjen ndaj PSG-së

admin, July 5, 2025

Muhamet Hyseni është një nga sulmuesit më të talentuar të Kosovës, i cili me cilësitë e tij të rralla si finalizues dhe qartësinë taktike në zonën e rrezikshme, ka arritur të lërë gjurmë të menjëhershme edhe në fanellën e përfaqësueses. Debutimi i tij ndaj Zvicrës ishte më shumë se një ëndërr – ishte një dëshmi e qartë e potencialit të tij të madh.

Megjithatë, që nga transferimi i tij verën e kaluar në klubin danez AC Horsens, karriera e Hysenit është përballur me pengesa. Sulmuesi nga Kosova, që u bë afrimi më i shtrenjtë i klubit dhe objektivi kryesor i merkatos nga dy gjigantë të Danish Superliga – Aalborg dhe Sonderjyske – u soll me pritshmëri të larta dhe si përgjigje për pozitën e qendrës së sulmit. Ishte oferta e Horsens që në fund bindi lojtarin dhe fitoi garën për firmën e tij.

Megjithatë, për çudi, Hyseni nuk mori kurrë realisht shansin për të dëshmuar vlerat për të cilat u afrua. Pas kalimit të tij në klub, drejtimin e ekipit e mori ish-kapiteni i skuadrës, i cili përveç stilit të lojës, kishte një qasje krejtësisht të papërputhshme me futbollin që përfaqëson Hyseni. Kjo ndikoi që ai të mbetej në hije, duke mos u furnizuar me topa në qendër të sulmit dhe duke mos pasur mundësinë për të luajtur në stilin e tij natyral.

Megjithatë, edhe në ato pak minuta që iu dhanë, Hyseni tregoi efikasitetin e tij: shënoi 3 gola dhe dha 2 asistime – statistikë që flet vetë për ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në rezultat.

Gjatë merkatos së janarit, interesimi për të nuk mungoi. Sonderjyske bëri përpjekje serioze për ta transferuar deri në mesin e shkurtit, por klubi danez vendosi ta mbante. Në miqësoret dimërore, Hyseni ishte një nga më të dalluarit, përfshirë edhe ndeshjen ndaj Stromsgodset. Por as largimi i trajnerit Petrov dhe ardhja e trajnerit të ri, Nielsen, nuk sollën ndryshim në qasjen ndaj tij.

Burime të afërta me klubin kanë konfirmuar se ka pasur diskutime të nxehta brenda menaxhmentit lidhur me mosaktivizimin e tij, duke theksuar se një lojtar për të cilin është investuar kaq shumë dhe në të cilin besojnë për të ardhmen, nuk po trajtohet siç duhet nga stafi teknik.

Aktualisht, Hyseni vazhdon stërvitjet me klubin në Horsens, ndërsa interesimi për të është rritur ndjeshëm. Së fundmi, sipas burimeve të GazetaBlic Sport në garë për të janë futur skuadra nga Kroacia, Turqia, Armenia, si dhe tre klube nga elita rumune – Farul Constanta, Dinamo Bucuresti dhe Chindia. Ofertat kanë nisur të vijnë, por klubi danez është i kujdesshëm dhe nuk ka ndërmend ta lirojë lehtë sulmuesin. Ata shohin te Hyseni një investim afatgjatë dhe synojnë të ruajnë përqindje nga një shitje e mundshme e ardhshme.

Ajo që i nevojitet tani Hysenit është një ambient i ri, ku do të vlerësohet dhe do t’i jepet hapësira që meriton.

/GazetaBlic Sport/

The post Disa klube interesohen për Muhamet Hysenin, rumunët e turqit e kanë në “radar”, danezët nuk duan ta lëshojnë lehtë – por lojtarit i ka humbur durimi! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes