Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Përmytjet në Teksas, ende po vazhdojnë kërkimet për disa persona

admin, July 5, 2025

Tentimi i 42-të për konstituim të Kuvendit të Kosovës, i cili ishte paraparë të niste të shtunën nga ora 11:00, nuk filloi fare.

Kjo pasi Kuvendi u kërcënua përmes një mesazhi, se në objekt ndodhej bombë.

E deputetët e zgjedhur të parlamentit u evakuuan brenda pak minutave, duke u shkaktuar kështu një “panik”, megjithëse disa nga të zgjedhurit e popullit, nuk u alarmuan fare.

Sakaq, rastin për redaksinë e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se kërcënimi erdhi përmes një mesazhi.

“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, tha Kelani.

Ndryshe nga Kelani u deklarua sekretari i Kuvendit, Arben Loshi. Ai u shpreh se dikush ka thirrur në gjuhën angleze ku ka thënë se një bombë do të shpërthejë për 10 minuta në Kuvend.

“Policia, njësitet e veçanta janë duke bërë veprimet e tyre policore, ne mbetemi që të qëndrojmë jashtë ndërtesës së Kuvendit, së paku 50 metra largësi, sipas rekomandimeve policore. Njoftimin neve si administratë na ka dhënë policia për t’i liruar hapësirat, ndërsa njoftimet e tjera policia i ka, ne nuk i kemi të dhënat. Sipas njoftimit që është dhënë policia, ku është kërkuar evakuimi i menjëhershëm për shkak se në gjuhën angleze një person ka thirrur dhe ka thënë se një bombë është vendosur në Kuvendin e Kosovës dhe e njëjta do të shpërthejë në interval kohor pas 10 minutash”, kishte deklaruar Loshi para medieve, raporton Klankosova.tv.

Shumë shpejt në vendin e ngjarjes mbërriti edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Disa orë pas lajmit për kërcënim në Kuvend, Gashi doli me një njoftim, ku sipas tij alarmi për bombë ishte i rrejshëm.

“Të gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësitë përkatëse të K9 dhe për deminim, të cilët kanë bërë punën e vet dhe ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri më tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes”.

“Patjetër se hetimet do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne mendojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, ishte shprehur ai.

Ndryshe, seanca e 42-të konstituive do të vazhdojë punimet sonte me fillim nga ora 20:00.

The post “Thirrje telefonike apo mesazh”, si e evakuoi parlamentin alarmi i rremë për bombë? appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes