Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, ka thënë se rasti i kërcënimit me bombë sot në Kuvendin e Kosovës s’duhet të shihet si i izoluar.
Për këtë kërëcënim, Selimi aludoi te “mbetjet e strukturave ilegale” që, sipas saj, s’e duan stabilitetin institucional dhe te një strategji “më e gjerë” e Serbisë kundër Kosovës.
“Kërcënimi i fundit me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar. Ky kërcënim vie në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej. Institucionet tona janë në shënjestër jo vetëm nga individ apo mbetje të strukturave ilegale brenda vendit që nuk e duan stabilitetin institucional, por edhe nga një strategji më e gjerë e Serbisë për të mbajtur Kosovën në krizë të vazhdueshme. Serbia vazhdimisht ushtron presion politik, diplomatik dhe psikologjik mbi Kosovën, përfshirë përpjekjet për destabilizim përmes propagandës dhe kërcënimeve hibride”, ka shkruar ajo.
Policia e Kosovës sot tha se kërcënimi me mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës u dërgua me mesazh.
Deputetët e Kuvendit dhe të gjithë të pranishmit u urdhëruan të evakuohen sot pak para nisjes së seancës nën dyshimet për bombë.
Seanca do të vazhdojë sot në orën 20:00.
The post Deputetja e VV bën thirrje që të merret seriozisht kërcënimi me bombë: Serbia po bën presion e përpjekje për destabilizim appeared first on GazetaBlic.