Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Arrestohen 7 persona në Gjirokastër, dyshohet se transportonin ilegalisht emigrantë

admin, July 5, 2025

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës tashmë deputet i betuar i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se veprimi i Policisë së Kosovës sot ka qenë i duhur, por shtoi se është dashur të evakuohej edhe ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

“Fillimisht më lejoni të them sot e patëm një situatë që policia e Kosovës kërkoi nga deputetët të lirojnë Kuvendin, madje nga i gjithë stafi dhe personeli, për shkak se kanë marrë një kërcënim me bombë”, ka thënë Qalaj për Klankosova.

“Mendoj se është një procedurë normale e policisë, kur ata e vlerësojnë se situata është serioze”.

“E patë që të gjithë ne u evakuuam. Pastaj, filloi edhe bllokimi i lëvizjes nëpër oborrin e Kuvendit të Kosovës”.

“Nuk pashë që ka pasë ndonjë evakuim nga qeveria e Kosovës, e që mendoj se është gabim se në rastet e kërcënimeve të tilla, askush nuk e di fillimisht a është kërcënimi real apo jo. Dhe, askush nuk e di, që nëse është real, sa është rreziku nga kapaciteti i asaj pajisjeje shpërthyese”.

“Mendoj që o dashtë me u zgjeru hapësira e evakuuimit edhe me Qeverinë e Kosovës”.

Qalaj nuk deshi të spekulojë nëse rasti i sotëm ishte inskenim ashtu siç pretendoi gazetari Vehbi Kajtazi, por përfundoi duke e quajtur edhe një herë të duhur veprimin e Policisë së Kosovës.

“Nuk kisha dashur të spekuloj se a është skenar apo jo. Është shqetësuese si ngjarje por mendoj se veprimi i policisë ka qenë ai i duhuri”.

The post Qalaj për kërcënimin me bombë në Kuvend: Duhej të evakuohej edhe Qeveria appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes