Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër pas një muaji nga arrestimi i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, në Serbi.
Ai e cilëson këtë arrestim si një akt politik dhe një formë të kidnapimit nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Arrestimi politik i qytetarit të Republikës së Kosovës, Arbnor Spahiu, mbi akuza absurde tash e një muaj, është dëshmi e qartë se Serbia vazhdon të operojë me mendësinë e vjetër. Ky arrestim përbën një kidnapim të mirëfilltë nga shteti serb, më saktësisht nga regjimi i Aleksandër Vuçiqit,” thuhet në reagimin e Haradinajt.
Deputeti i AAK-së thekson se takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Spahiut, duke shtuar se sjellja e Beogradit është në përputhje me logjikën e një shteti të vetë-kapur nga kasta e vjetër, që vazhdon të shkelë çdo normë dhe të drejtë njerëzore.
“Serbia vazhdon me mendësinë e vjetër, duke shkelur çdo parim dhe çdo të drejtë njerëzore, duke u sjellë si shtet i vetë-kapur nga kasta e vjetër,” thekson ai.
The post Daut Haradinaj: Takimet bilaterale me Serbinë nuk duhet të vazhdojnë pa lirimin e pakushtëzuar të Arbnor Spahiut appeared first on GazetaBlic.