Alarmi për mjetin e dyshimtë brenda objektit të Kuvendit të Kosovës ka detyruar Policinë t’i largojë nga salla deputetët dhe të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe ekipet mediale.
Nga Kuvendi tashmë kanë dhënë një përgjigje për Klankosova duke e konfirmuar rastin, por pa u lëshuar në detaje.
“Policia e Kosovës ka njoftuar për një kërcënim me bombë brenda objektit të Kuvendit dhe ka kërkuar prej të gjithëve, deputetëve dhe personelit, që të largohen nga objekti. Për më shumë ju njofton Policia.” Forcat speciale të Policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Kuvendit dhe objektit të Qeverisë, ku po ofrojnë siguri.
The post LAJMI I FUNDIT: Kuvendi konfirmon alarmin për bombë brenda objektit appeared first on GazetaBlic.