Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë festuar dje Ditën e Pavarësisë.
Amerika është aleati më i madh dhe miku i jashtëzakonshëm i Kosovës që ka ndihmuar në çlirimin dhe shtetndërtimin vendit.
Por, këto marrëdhënie janë parë si më të luhaturat që ka patur Kosova me SHBA-të në 20 vitet e fundit.
Ish-ambasadori, Avni Arifi, tha se raportet Kosovë-SHBA momentalisht janë shumë larg nga raportet e dëshiruara.
Arifi tha se veprimet e pakordinuara te Kurtit si dhe deklarimet e çuditshme që ai dhe zyrtare të tjere të VV-së kanë berë që komunikimi mes Qeverisë dhe SHBA të mbrrijë në nivel të ultë.
“Janë shumë larg nga raportet e dëshiruara. Veprimet e pamenduara dhe të pakordinuara te Kurtit si dhe deklarimet e çuditshme që ai dhe zyrtare të tjere të VV-së kanë berë që komunikimi mes Qeverisë dhe SHBA të mbrrijë në nivel të ultë” tha Arifi për “Gazeta Blic”.
Ai tutje potencoi se Kosova s’duhet të ketë një kryeministër që ndërton raporte të tilla me SHBA-të.
“Kosova s’duhet të ketë një Kryeminister që ndërton raporte te tilla me SHBA-të” tha Arifi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë festuar dje Ditën e Pavarësisë.
Data 4 korrik shënon 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik të vitit 1776.
Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë: ekzekutive, legjislative dhe juridike – Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.
/Gazeta Blic/
The post Arifi: Komunikimi mes Qeverisë dhe SHBA-ve, në nivel të ulët! appeared first on GazetaBlic.