Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Policët francezë hyjnë në det me thika, çajnë gomonen me emigrantë të paligjshëm drejt Anglisë

admin, July 5, 2025

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe deri në 25 persona nga një kamp veror për vajza janë ende të zhdukur, pasi përmbytje të rrufeshme goditën shtetin amerikan të Teksasit të premten, sipas autoriteteve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e quajti këtë tragjedi që ndodhi në Ditën e Pavarësisë, “tronditëse” dhe “të tmerrshme”. Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, tha se zyrtarë federalë kanë premtuar ndihmë.

Një operacion kërkim-shpëtimi gjatë natës ishte në zhvillim, megjithatë zyrtarët e Teksasit nuk kanë konfirmuar numrin e saktë të personave të zhdukur.

Niveli i ujit u rrit me shpejtësi para se lumi të përmbytej. “Brenda 45 minutave, lumi Guadalupe u rrit për 26 këmbë (rreth 8 metra) dhe përmbytja ishte shkatërruese, duke marrë pasuri dhe, fatkeqësisht, jetë njerëzish,” tha zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick.

Patrick siguroi gjithashtu prindërit se nëse nuk janë kontaktuar, do të thotë se fëmijët e tyre janë të llogaritur dhe të sigurt.

“Kjo nuk do të thotë që fëmijët e zhdukur janë humbur. Ata mund të jenë thjesht jashtë kontaktit,” shtoi ai, raporton BBC.

Ai falënderoi qytetarët që kanë ofruar helikopterë dhe dronë personalë për të ndihmuar, por theksoi se nuk ka nevojë për pajisje shtesë.

Patrick tha se ekipet e shpëtimit kanë në dispozicion 14 helikopterë, 12 dronë, nëntë ekipe shpëtimi dhe notarë – në total rreth 400 deri në 500 persona të angazhuar në terren.

Më vonë gjatë ditës, Gjenerali i Gardës së Teksasit, Thomas Suelzer, tha se pesë helikopterë me shpëtimtarë janë dislokuar, së bashku me mjete ushtarake të posaçme për evakuimin e qytetarëve nga zonat e përmbytura në strehimore. Ai bëri të ditur se janë shpëtuar 237 persona.

The post Të paktën 24 të vdekur dhe deri në 25 fëmijë të zhdukur nga përmbytjet në Teksas appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes