Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra gjatë ditës – 4 prej tyre mbeten aktive

admin, July 4, 2025

I ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, ishte themeluesi i Shkollës Finlandeze, Alejtin Berisha, raporton GazetaBlic.

Berisha tregoi rëndësinë e sistemit arsimor finlandez si model që duhet ndjekur dhe nevojën që Kosova të investoj në arsim.

Ndër të tjera ai thekson se Finlanda renditet në top 10 të indekseve kryesore botërore.

“Nëse e shikon Finlandën ti sot dhe i merr 20 indekse kryesore në botë, prej asaj të lumturisë, qeverisjes së mirë, antikorruprsionit, të drejtave të njeriut, pra merri 20 indekset kryesore në të gjitha Finlanda është në top 10, shumicën në top 5. Mendoj që ne duhet me investu në arsim, nëse investojmë në arsim arsimi pastaj na i hap dyert në shumë sfera tjera”, tha ai.

Gjithashtu ai tregon rëndësinë e përshtatjes së arsimit me epokën e inteligjencës artificiale, duke shtuar se personalizimi i mësimit është baza e edukimit në shekullin 21.

“Na e kemi një shancë sot edhe në Kosovë me bë investime në arsim, intelegjenca artificiale është tu e riformatu krejtësisht botën. Baza e edukimit në shekullin 21, në kohën e intelegjencës artificiale është personalizmi i mësimit. Përmes intelegjencës artificiale mundesh me kuptu stilin e të mësuarit, gjendjen emocionale, nivelin e të mësuarit të nxënësit dhe pastaj nvielit të tij ia përshtat stilit të tij, e në këtë mënyrë secili nxënës ka me pas nga një mësues të vetin për 24 orë në 7 ditë të javës. Prandaj intelegjenca artificiale ka me ndryshu në mënyrë të rëndësishme shkollën”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se Shkolla Finlandeze ka nisur që nga viti i kaluar implementimin e inteligjencës artificiale, duke krijuar chatbot personal për çdo fëmijë që ndihmon në fokusimin dhe në zgjidhjen e problemeve në të mësuar.

“Na kemi fillu nga viti i kaluar ta implementojmë intelegjencën artificiale. Nga ky vit jemi duke kriju chat boot-at personal për secilin fëmijë, ku u ndihmon fëmijëve 24 orë për ti mbajtë të fokusum, me iu ndihmu kudo ku kanë probleme në të mësuar, për me kuptu ku janë”, tha ai.

Tutje theksoi se tani nuk mundemi me i ikë intelegjencës artificiale por vetem duhet ta shfrytëzojmë që të rrisim produktivitetin tonë.

Ndër të tjera ai shton se Kosova ka sot një shans unik për të ecur përpara dhe për të përfituar nga këto ndryshime në arsim dhe teknologji.

“Nuk mundemi me i ikë intelegjencës artificiale por duhemi me shfrytëzu për me rrit produktivitetin tonë, për atë arsye fëmijët duhet të mësohen me përdor intelegjencën artificiale për me rrit produktivitetin e tyre por gjithmonë duke pas kujdes mos me mbyt kreativitetin, e aty pastaj vjen edhe roli i mësimdhënsit dhe i shkollës. Tash si Kosovë e kemi shancën me hec përpara shumë më shpejt”, përfundoi ai, raporton GazetaBlic.

The post Shkolla Finlandeze në mesin e 10 shkollave më të mira në botë, Berisha: Arritëm që nga një vend i vogël të bëhemi një shembull botëror appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes