Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, në emisionin “DPT te Fidani” foli rreth votimit të fshehtë, formë kjo që po përpiqet të kalojë në Kuvendin e Kosovës, por që votat s’po i merr.
Lidhur me këtë mënyrë të votimit, Kryeziu thotë se në parim, për shkak se është vetëm një kandidat i propozuar për kryeparlamentar, atëherë sipas tij, do të duhej të hidhej në votim me vota të hapura.
“Puna e votimit në Parlament është e sanksionuar vetëm për dy raste, rastin e presidentit në të cilat duhet të shkohet me vota të fshehura, dhe rastin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, gjitha këto raste të tjera bëhen në bazë të marrëveshjeve të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare. Nuk ka të shkruar apo të sanksionuar as në Kushtetutë, as në rregullore se kur duhet të shkohet me të fshehura, e kur duhet të shkohet me vota të hapura”, u shpreh Kryeziu.
“Në parim, kur është vetëm një kandidat, nuk shkohet me vota të fshehura, por shkohet me vota të hapura, pasi nuk ka nevojë sepse është vetëm një kandidat, po të ishin dy kandidat, atëherë detyrimisht do të duhej të shkohej në votim të fshehtë”, tha tutje ai.
The post Kryeziu: Kur është vetëm një kandidat nuk shkohet me vota të fshehta appeared first on GazetaBlic.