Një aksident mes dy autobusëve në zonën e Vulës të Athinës, la të lënduar 54 persona.
Sipas raportimeve të Euronews.al, tre prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë.
Duke iu referuar raportimeve, bëhet e ditur se në mesin e 54 të lënduarve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja.
Në vendngjarje kanë mbërritur tetë autoambulanca, dy motoçikleta të ndërhyrjes së shpejtë dhe tri njësi lëvizëse të emergjencës.
The post 54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë appeared first on GazetaBlic.