Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar lidhur me deklaratat e Albin Kurtit për Thaçin e Veselin, duke thënë se personalitetet si lideri i VV-së, ‘‘historia i njeh si figura pa etikë politike’’.
Shala ka shkruar edhe se, ky ‘‘fenomen sociopolitik’’ shfaqet mes përmes dukurive mes tjerash si: Rrënimi i humanizmit; Autoritarizmi i brendshëm; Narcizmi politik.
Postimi:
Kur vdes etika politike – rasti Kurti
Personalitetet politike që për një apo më shumë arsye, synojnë të qëndrojnë në pushtet, qoftë edhe për të mbrojtur veten nga ndëshkimi për gabimet e veta, historia i njeh si figura pa etikë politike.
Rasti i Albin Kurtit në Kosovë është një shembull i qartë i vdekjes së etikës politike. Ky fenomen sociopolitik manifestohet përmes dukurive si:
•Rrënimi i humanizmit,
•Autoritarizmi i brendshëm,
•Narcizmi politik,
•Ekstremizmi ideologjik, dhe
•Përfundon në një ego të përbindshme.
Përndryshe, nuk mund të kuptohet dhe as të justifikohet deklarata e tij lidhur me liderët tanë në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe tërë UÇK-në.
The post Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike appeared first on GazetaBlic.