Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Koci: Krejt ju tifozët e zjarrtë të partisë dhe liderit, mos i rrënoni urat, jeta është e gjatë!

admin, July 4, 2025

I dërguari Special i Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, ka thënë se zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është një prioritet për Francën.

Ai tha se kjo ambicie është edhe më urgjente duke pasur parasysh rrezikun e paqëndrueshmërisë në kontinent si rezultat i luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Prandaj, ne duhet të fillojmë punën për procesin e pranimit në BE dhe t’i qëndrojmë besnikë angazhimit të bërë në Samitin Europian të Selanikut të vitit 2003, i cili zyrtarisht hapi perspektivat e pranimit evropian të vendeve të Ballkanit”, tha ai për revistën serbe “CorD”.

Ai më pas bëri me dije se jo të gjitha gjashtë vendet e rajonit kanë bërë progresin e njëjtë drejt rrugës së BE-së, ndërsa përmendi edhe nevojën e kapërcimit të tensioneve që vijnë nga e kaluara.

“Sigurisht, ka dallime midis secilit prej vendeve të Ballkanit. Disa kanë përparuar më shumë se të tjerët në procesin e pranimit në BE, ndërsa të tjerët janë pak më pak të zhvilluar. Por gjëja thelbësore është të qëndrojmë në kurs dhe të ruajmë ritmin. Nga kjo pikëpamje, Franca mbështet përpjekjet e partnerëve të saj dhe inkurajon reformat. Ne gjithashtu duhet të punojmë për të kapërcyer tensionet që ndonjëherë mbeten si trashëgimi e së kaluarës. Por ne e bëjmë këtë si partnerë. Kjo është logjike, pasi vendet e Ballkanit Perëndimor janë të destinuara të bëhen anëtare të plota të BE-së”.

Për lexuesit e mediumit serb, Troccaz pati një mesazh se si duhet ta shohin BE-në.

“Dua t’u kujtoj lexuesve tuaj se BE-ja nuk është vetëm një treg. Sigurisht, është edhe kjo, por duhet të kujtojmë gjithmonë pse u krijua me iniciativën e Francës dhe Gjermanisë në vitin 1957. Qëllimi i këtij krijimi, i paprecedentë në historinë e njerëzimit, nuk ishte kryesisht prosperiteti. Ishte paqja. Ky mesazh mbetet po aq i rëndësishëm përherë”.

Ai shtoi se çështja e stabilitetit “të kontinentit tonë është thelbësore, por ka një pikë tjetër të qartë që duhet mbajtur mend: Vendet e Ballkanit Perëndimor janë europiane”. “Ne jemi pjesë e së njëjtës familje, secili me dallimet e veta. Dhe BE-ja i respekton këto dallime kulturore. Vendi i natyrshëm për këto vende është, pra, brenda BE-së. Është brenda këtij kuadri paqeje, prosperiteti, integriteti territorial dhe vlerave demokratike që ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar të ardhmen tonë”, tha emisari francez.

The post Emisari francez: Duhet të kapërcehen tensionet e së kaluarës, ka dallime mes vendeve të rajonit në përparimin drejt BE-së appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes