Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

21 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, katër ende aktive

admin, July 4, 2025

Analisti politik Azdren Shala ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë një interviste të mërkurën sulmoi dy ish-kryetarët e PDK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, të cilët po gjykohen në Hagë.

Kurti kishte deklaruar se “janë dy ish-kryetarët në Hagë, të cilët duhet t’i vizitojnë shpesh edhe për instruksione politike”, duke shtuar se “PDK-ja nuk është reformuar”.

Në emisionin “Kosova Today” Shala tha se një deklaratë e tillë e Kurtit përbën problem serioz në dy aspekte.

“E para, Kurti asnjëherë nuk i ka mbështetur krerët e luftës. Ai ka qenë dhe vazhdon të jetë palë me Gjykatën Speciale”, tha Shala.

Sipas tij, problemi më i madh është se deklarata e Kurtit po përforcon narrativën e aktakuzës së Speciales.

“Deklarimi i tij ka dy problem sepse në formë të parë është deklarim që e konfirmon akuzën e Speciales, e cila arsyeje që i ka mbajtur në paraburgim jashtëligjshëm katër krerët e UÇK-së”. E tani, kryeministri i Kosovës po thotë publikisht se kjo është e vërtetë”, deklaroi Shala.

The post Shala: Me deklaratën e fundit Kurti po konfirmon akuzat e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes