Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë

admin, July 4, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë.

Amerika është aleati më i madh dhe miku i jashtëzakonshëm i Kosovës që ka ndihmuar në çlirimin dhe shtetndërtimin vendit.

Por,  këto marrëdhënie janë parë si më të luhaturat që ka patur Kosova me SHBA-të në 20 vitet e fundit.

Njohësi i zhvillimeve politike, Burim Ramadani, duke folur në lidhje me këtë çështje tha për “Gazeta Blic” se gjatë këtyre viteve të fundit ka pasur humbje të shumë mundësive për partneritet special me SHBA.

Ramadani tha se kjo ka ardhur kryesisht për shkak të taktikave kosovare në mungesë të një strategjie nacionale.

“Besoj që gjatë këtyre viteve të fundit ka pasur humbje të shumë mundësive për partneritet special me SHBA.Kjo kryesisht për shkak të taktikave kosovare në mungesë të një strategjie nacionale” tha Ramadani për “Gazeta Blic”.

Ai tha se marrëdhëniet me SHBA-në janë ekzistenciale për Kosovën, lirinë dhe mirëqenien e shtetit tonë.

“Marrëdhëniet me SHBA-në janë ekzistenciale për Kosovën, lirinë dhe mirëqenien e shtetit tonë. Në këtë kuptim, prezenca e vazhdueshme e trupave amerikane i ka dhënë dhe i jep sigurinë e nevojshme shtetit të Kosovës. Po ashtu, mbështetja në politikën e jashtme është dëshmuar të jetë vendimtare për synimet e Kosovës.
Prandaj, Kosova duhet të hap kapitull të ri me SHBA, kapitullin e partneritetit special” tha Ramadani shkurt për “Gazeta Blic”
/Gazeta Blic/

The post Ramadani: Gjatë viteve të fundit ka pasur humbje të shumë mundësive për partneritet special me SHBA! appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes