Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

E fejuara e nipit të Imri Ahmetit ‘rehatohet’ me pozitë në komunë? Hidhen dyshime për konflikt interesi

admin, July 4, 2025

Gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës 2025 të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerësoi progresin e bërë në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për rritjen e buxhetit dhe investimeve në këtë sektor jetik për sigurinë e vendit.“E kemi ngritur buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në 208 milionë euro.

Kemi mbi 300 milionë euro investime në këto katër vite të fundit”, tha Kurti.Ai nënvizoi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri moderne dhe profesionale

.“Ushtria jonë po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit, me kapacitete të plota si ushtri profesionale”, tha ai.

Kryeministri në detyrë iu drejtua me një mesazh të veçantë kadetëve të sapodiplomuar, duke theksuar rëndësinë e misionit të tyre.

“Kadetë, nga sot ju fillon detyra fisnike. Ju jeni shtylla mbi të cilën do të vazhdojë ndërtimi strukturor dhe profesional i FSK-së dhe që do ta shoqërojë etapën e ushtrisë sonë drejt shërbimit në aleancën veriatlantike të shteteve demokratike, me aleancën e madhe të NATO-s”, tha ai.Kurti gjithashtu theksoi rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës.“Kosova në aspektin gjeografik, historik dhe politik është Evropë, andaj, pa shmangshëm, jo vetëm i nevojshëm, është anëtarësimi në familjen evropiane demokratike të cilës i takojmë”, tha ai./EO/

The post Kurti në diplomimin e kadetëve: Ushtria jonë po ecën me hapa të shpejtë drejt zhvillimit appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes