Bllokada e çmendur që po fundos një parti dhe një shtet.
Nuk ka dyshim që LVV dhe Albin Kurti e kanë në dorë zhbllokimin e Kuvendit dhe janë përgjegjësit kryesorë që duhet, sipas Gjykatës Kushtetuese, me formu shumicën parlamentare.
Nevojiten 61 deputetë apo mandatet me e kriju shumicën dhe me lëvizë Kosovën përpara, e ajo që je i pari në zgjedhje (pa shumicë) nënkupton që ti e ke mundësinë e parë vetëm me propozu kandidatin dhe me tentu me arritë këtë shumicë, asgjë më shumë.
Ku ke pa në botë mbi 40 herë mos me arritë me kalu një kandidat e me vazhdu përsëri me propozu të njëjtin. I kemi thyer të gjitha rekordet botërore të budallakisë, diçka që as në Afrikë nuk ka ndodhur.
Dmth kapacitet me blloku e sabotu shtetin janë maksimale, por jo edhe me i zgjedh hallet e qytetarëve e familjeve e as brengat e bizneseve dhe ekonomisë sikurse rasti konkret me enegjinë.
Kjo nuk ka as logjikë e as arsye… përveç nëse logjika dhe arsyeja është ajo e bllokuesit. Në të njëjtën kohë, mbi 80% të të anketuarve e mbajnë përgjegjëse dhe fajtore LVV-në për bllokadën në Kosovë që ka paralizu gjithçka.
Dje kur shikova nivelin e përkrahjes për LVV, kuptova që gjatë muajve të fundit partia ka humbur 5.20 pikë përqindje sipas matjeve të Omnibus. Nga 42.50% në dhjetor 2024, aktualisht është 37.30% në qershor 2025. Kjo tregon që secilin muaj LVV po humbë gati 1% (0.87%) në përkrahje.
Jo vetëm që po i bën dëme të mëdha ekonomisë dhe Kosovës me këtë bllokadë, por edhe veten po e lëndon e godet seriozisht. Me të vërtetë një situatë unike ku duket se partia dhe lideri i saj kanë humbur jo vetëm arsyen por edhe kontaktin me realitetin.
Me këtë trend LVV do të shkojë në 32.10% deri në dhjetor 2025, ndërsa deri në mars 2026 deri në 29.50%. Por kjo situatë mund të përshkallëzohet edhe më tutje, rrjedhimisht dënimi dhe ndëshkimi mund të jenë edhe më seriozë se kaq.
Si përshkruhet një situatë kur i bën dëmë jo vetëm tjetrit dhe Kosovës, por edhe vetës tënde? Kjo bllokadë nuk po e fundos vetëm LVV-në, por fatkeqësisht edhe Kosovën.
Disa nga dëmet do të jenë afatgjate e disa tjera edhe të pariparueshme.
The post Muharremi: Bllokada e çmendur që po fundos një parti dhe një shtet! appeared first on GazetaBlic.