IPKO ka reaguar lidhur me zjarrin e mbrëmshëm që përfshiu një depo të kësaj kompanie, duke njoftuar se situata u vu shpejt nën kontroll dhe u përmbajt plotësisht, falë reagimit të shpejtë të shërbimeve emergjente dhe ekipeve të tyre të brendshme.
Nga IPKO është thënë edhe se tani është duke u zhvilluar një vlerësim i brendshëm dhe po se ata po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
“Dëshirojmë të sigurojmë opinionin publik, klientët dhe partnerët tanë se asnjë pjesë kritike e infrastrukturës apo operacioneve të rrjetit nuk është prekur nga incidenti” thuhet në reagimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Të enjten në mbrëmje, një zjarr shpërtheu në një nga depot e IPKO Telecommunications.
Incidenti u menaxhua me shpejtësi dhe u vu nën kontroll falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve emergjente dhe ekipeve të brendshme të sigurisë të IPKO-së.
Dëshirojmë të sigurojmë opinionin publik, klientët dhe partnerët tanë se asnjë pjesë kritike e infrastrukturës apo operacioneve të rrjetit nuk është prekur nga incidenti.
Të gjitha shërbimet e IPKO-së vazhdojnë të funksionojnë normalisht, pa asnjë ndërprerje.
Zjarri ishte i izoluar në zona specifike të magazinimit brenda depos dhe nuk ka pasur ndikim në sistemet apo shërbimet që kanë të bëjnë me klientët.
Aktualisht, IPKO është duke zhvilluar një vlerësim të hollësishëm për të përcaktuar shkallën e dëmeve materiale, të cilat janë të kufizuara vetëm në pajisje dhe furnizime të brendshme.
Një hetim është duke u zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet përkatëse për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
IPKO do të ofrojë përditësime të mëtejshme nëse është e nevojshme dhe mbetet e përkushtuar ndaj transparencës së plotë dhe përkushtimit ndaj cilësisë së operacioneve.
The post IPKO reagon pas zjarrit në depon e tyre: Asnjë pjesë kritike e infrastrukturës apo operacioneve të rrjetit nuk është prekur appeared first on GazetaBlic.