Skip to content
Amazing Stories Amazing Stories

Amazing Stories
Amazing Stories

“Nuk ndihemi në faj për bllokadën”, deputetët e LDK-së thonë se i kanë 20 vota kundër për secilin kandidat të VV

admin, July 3, 2025

Analisti Azren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po teston limitet e popullit të Kosovës, siç thotë ai, për të parë sa janë gati për të kaluar nga demokracia në monarki.

Lidhur me këtë, Shala thotë se tani është koha që ish-opozita të radikalizojë veprimet e pozitës.

“Rebelizmi është ndryshe, mendoj që është koha që ish-partitë opozitare, se nuk po e dimë a janë në opozitë në të ardhmen, me i radikalizu veprimet. Ne e kemi një njeri që praktikisht e ka marr peng Republikën. Në emisionin e fundit që ishim, sot një javë jo më larg, paralajmërimi i Hekuran Muratit që Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim në favorin tonë, unë e thash se është sfidë, është luftë e re. Nuk jemi duke folur më për krizën në Kuvend, jemi duke folur për një luftë speciale që Albin Kurti po e dizajnon, po e shtron për me e përmbys regjimin demokratik, me e kthy në regjim monarkik. Kuvendin e mban dhunshëm përmes një marionete që e ka emrin Avni Dehari,ndërkohë sistemin gjyqësor nuk e njeh fare, asnjë vendim të Gjykatës nuk e respekton, asnjë ftese të Prokurorisë nuk i përgjigjet, dhe në popull kjo ka një perceptim, këtu po bojka edhe pa gjykata e pa Kuvend, mjafton Kurti me qeverisë. Ky është duke testuar limitet e kësaj shoqërie se sa është gati për të kaluar nga demokracia në monarki”, tha Shala.

The post Shala: Kurti po e përmbys regjimin demokratik për ta kthyer në monarkik appeared first on GazetaBlic.

About The Author

admin

See author's posts

Uncategorized

Post navigation

Previous post
Next post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

©2025 Amazing Stories | WordPress Theme by SuperbThemes